Kundër pezullimit të vizave: 75 kongresmenë letër Rubios, preket edhe Shqipëria

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një grup prej 75 kongresmenësh amerikanë i kanë drejtuar një letër zyrtare Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke dënuar ashpër vendimin e administratës për pezullimin e lëshimit të të gjitha vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Në letrën e tyre, ligjvënësit e cilësojnë këtë vendim si diskriminues, të njëanshëm dhe të pajustifikuar ligjërisht, duke theksuar se ai prek rreth 40 për qind të vendeve të botës dhe qindra mijëra individë çdo vit. Kongresmenët shprehin shqetësim të thellë edhe për mënyrën se si u njoftua masa, e cila – sipas tyre – u bë përmes një postimi në rrjete sociale, pa asnjë shpjegim të detajuar institucional.

Sipas dokumentit, pezullimi i vizave prek të gjitha kategoritë e emigrimit, përfshirë: të afërmit e ngushtë të qytetarëve amerikanë, vizat familjare, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, vizat për punonjës fetarë, vizat e diversitetit dhe vizat për rezidentët që rikthehen në SHBA.

Të dhënat zyrtare të Departamentit të Shtetit tregojnë se këto 75 vende përbënin mbi 243 mijë viza emigrimi në vitin fiskal 2023, mbi 280 mijë në 2024, dhe afro 190 mijë viza nga tetori deri në maj të vitit fiskal 2025. Ekspertët paralajmërojnë se pezullimi i pacaktuar mund të bllokojë gati gjysmën e emigrimit të ligjshëm drejt SHBA-së gjatë vitit të ardhshëm.

“Ky vendim do të ndajë familje, do të pengojë ribashkimin e tyre, do të ndalojë individët të ndjekin Ëndrrën Amerikane, do të dëmtojë bizneset e vogla dhe do të minojë rolin e organizatave fetare në komunitete,” thuhet në letër. Kongresmenët theksojnë se distriktet që ata përfaqësojnë përfshijnë qytetarë nga të gjitha vendet e prekura, përfshirë edhe komunitetin shqiptar.

Në fund të dokumentit, ligjvënësit kërkojnë nga Departamenti i Shtetit dhe ai i Sigurisë Kombëtare që deri më 20 shkurt 2026 të japin shpjegime të qarta mbi bazën ligjore të vendimit, të dhënat që e justifikojnë atë, si dhe nëse është kryer një analizë kosto–përfitim për ndikimin ekonomik dhe social të kësaj politike.

“Ky vendim është i prapambetur, i vjetëruar dhe shkakton shumë më tepër dëm sesa dobi,” shkruhet në letër, duke i bërë thirrje administratës amerikane që ta rishqyrtojë dhe ta tërheqë menjëherë këtë politikë.

Kliko ketu për të lexuar letrën e plotë në anglisht

2026.01.27-torres-clarke-letter-to-state-on-indefinite-pause-on-all-immigrant-visas-version-8_0

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.