Human Rights Watch akuzon Italinë për shkelje të të drejtave të emigrantëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Italia po ndjek një model gjithnjë e më shtypës të kontrollit të imigracionit, duke ngritur shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut. Ky është përfundimi i raportit më të fundit të organizatës ndërkombëtare Human Rights Watch, e cila kritikon ashpër politikat e Romës zyrtare në menaxhimin e migracionit.

Sipas raportit, autoritetet italiane kanë zbatuar praktika që përfshijnë ndalimin e migrantëve në Shqipëri, në pritje të deportimit, si dhe pengimin e operacioneve humanitare të shpëtimit në det, duke vënë në rrezik jetën e personave që tentojnë të kalojnë Mesdheun. Human Rights Watch thekson se këto masa bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Italisë për mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtën për azil.

Raporti ngre gjithashtu shqetësime të forta për faktin se autoritetet italiane kanë injoruar një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për një zyrtar libian, i dyshuar për krime kundër njerëzimit, çka sipas organizatës minon përpjekjet globale për drejtësi dhe llogaridhënie.

Human Rights Watch kritikon edhe të ashtuquajturat “masa të reja të sigurisë”, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes dhe të shoqërimit. Në raport përmenden gjithashtu raste të profilizimit racor nga policia, si dhe shqetësime të vazhdueshme lidhur me dhunën ndaj grave, duke e përshkruar situatën si alarmante.

Në përfundim, organizata u bën thirrje autoriteteve italiane që të rishikojnë urgjentisht politikat e tyre, duke i harmonizuar ato me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, në mënyrë që siguria të mos vihet mbi dinjitetin dhe të drejtat themelore të

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.