Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik ka njoftuar se kanë mbërritur pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit (ID) për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente deri më datë 23 janar 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët mund të paraqiten për tërheqjen e dokumenteve në ambientet e konsullatës gjatë orarit zyrtar të punës, nga e hëna deri të enjten, ora 09:00–15:00, si dhe të premten, ora 09:00–13:00.
Konsullata rikujton se dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit, pasi në të kundërt ato do të konsiderohen të refuzuara, sipas rregullave në fuqi.
Autoritetet konsullore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë afatet dhe oraret e përcaktuara, për të shmangur çdo problem apo vonesë në marrjen e dokumenteve të identifikimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.