Solidariteti i banorëve të Spatharit, ndihmojnë shoferët e bllokuar në Librazhd

E martë, 17 Nëntor, 2026

Banorët e fshatit Spathar dhanë një shembull të rrallë solidariteti dhe përgjegjësie qytetare, duke ndihmuar qindra shoferë të bllokuar në kthesat e Dragostunjës, në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili mbeti i bllokuar për të paktën gjashtë orë.

Gjatë gjithë ditës së dielë banorët, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ishin në terren për të asistuar drejtuesit e mjeteve të mbetura në vend.

Ata orientuan dhe shoqëruan shoferët drejt rrugëve alternative, duke i udhëhequr me kujdes përmes terrenit të vështirë dhe errësirës. Falë kësaj ndërhyrjeje, shumë automjete arritën të vazhdojnë lëvizjen nga Spathari drejt Dardhës dhe Hotolishtit për të vijuar drejt Korçës, si dhe nga Spathari drejt Babjes dhe Semës, në dalje të Librazhdit për në Elbasan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.