Zemra shqiptare e Alesias, mes Athinës dhe Libohovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Athinë, mes zhurmës së kryeqytetit dhe ritmit të përditshëm grek, 12-vjeçarja Alesia Myftari ruan me kujdes një copëz Shqipërie. E lindur dhe e rritur në Greqi, ajo jeton me prindërit e saj – babain nga Tepelena dhe mamanë nga Libohova e Gjirokastrës – në një shtëpi ku shqipja është gjuha e parë dhe e natyrshme.

“Te ne flasim vetëm shqip,” tregon Alesia. “Që të dy prindërit më flasin shqip dhe kjo më bën të ndihem krenare.”

Fjalët e para që mban mend janë “babi” dhe “mami”, por ka edhe një detaj që e kujton ende me buzëqeshje: gjyshin e quante gjyshbaba. Ndërsa sot, pavarësisht se e zotëron mirë gjuhën, ende ngatërrohet me fjalën “kuptoj”, të cilën shpesh e shqipton “puktoj”.

Pikërisht kjo natyrshmëri mes dy kulturave e shoqëron kudo. Ajo shprehet: “Ndihem mirë kur flas dy gjuhë. Shqipja është gjuha enënës sime, teksa këtu kam lindur e jam rritur.  Të dyja janë pjesë e imja.” Madje shoqet e saj greke i kërkojnë vazhdimisht të mësojnë fjalë shqipe, ndaj bisedat e tyre janë shpesh një përzierje e ëmbël kulturash e kuriozitetesh.

Çdo të diel, Alesia shkon në shkollën shqipe, një nga momentet që e gëzon më shumë. “Aty mblidhemi të gjithë fëmijët, flasim e këndojmë shqip, mësojmë dhe përgatisim aktivitete. Mësuese Eriketa na e bën të lehtë dhe të bukur orën e mësimit. Është si të kesh një copëz Shqipërie në mes të Athinës.” Ajo ka marrë pjesë në aktivitete që në moshën pesëvjeçare. Ka recituar poezi, ka prezantuar festën e abetares gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, ka kënduar këngë për fëmijë dhe ka kërcyer vallet shqiptare, të cilat i mëson me pasion. Vallja e saj e preferuar është katjushka, sepse, siç shprehet ajo: “më duket eveçantë dhe tërheqëse”.

Kur viziton Shqipërinë, Alesia preferon vendet muzeore dhe historike. E tërheq sidomos qyteti i Krujës, ndoshta sepse edhe babai i saj quhet Gjergj, ashtu si heroi ynë kombëtar Skënderbeu.

“Kam shumë dëshirë ta vizitoj,” thotë ajo me kureshtje. Ajo ndihet si në shtëpi jo vetëm për shkak të mikpritjes së familjarëve, por edhe të shoqeve që ka në Shqipëri. “Më japin shumë dashuri, dhe kjo më bën ta dua Shqipërinë akoma më shumë.” Nga kuzhina shqiptare, Alesia nga të   preferuarat e saj ka lakrorin me petë të pjekura dhe kaposhin, një traditë e Libohovës, që familja e gatuan shpesh për Vitin e Ri.

Për Alesian, mësimi i gjuhës shqipe është më shumë se mësim, është identitet. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët shqiptarë ta mësojnë gjuhën. Është gjuha e nënës sonë, një gjuhë shumë e bukur, që nuk duhet ta lëmë të harrohet. Duhet ta mësojmë me aq përkushtim sa mësojmë anglishten apo gjermanishten.” Ajo shpreson që një ditë të studiojë për disa muaj apo edhe për një vit në Shqipëri, për të provuar nga afër jetën e një nxënësi aty. Dhe kur i kërkon ta përmbledhë Shqipërinë në vetëm tri fjalë, ajo zgjedh një përgjigje të thjeshtë, por të fuqishme: “Shqipëri, rrënjët e mia.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.