Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur një amnisti të përgjithshme për të gjithë të burgosurit politikë, duke përfshirë periudhën nga viti 1999 e deri më sot. Vendimi u bë publik gjatë një aktiviteti zyrtar në ambientet e Gjykatës Supreme të Drejtësisë, ku u theksua se nisma synon shërimin e plagëve të thella të konfliktit politik dhe rikthimin e bashkëjetesës paqësore në vend.
Sipas Rodríguez, projektligji për amnistinë do t’i paraqitet me urgjencë Asamblesë Kombëtare, ndërsa autoritetet janë angazhuar që procesi të realizohet në frymën e drejtësisë, paqes dhe pajtimit kombëtar. Ajo u bëri thirrje institucioneve shtetërore të bashkëpunojnë maksimalisht për zbatimin e këtij ligji, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për normalizimin e jetës politike dhe shoqërore në Venezuelë.
Vendimi vjen gati një muaj pas nisjes së lirimeve të para të të burgosurve politikë, që pasuan arrestimin e ish-presidentit Nicolás Maduro nga autoritetet amerikane më 3 janar. Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë në Karakas, deri më tani janë liruar më shumë se 800 persona, ndërsa sipas avokatëve dhe organizatave të pavarura, numri i të liruarve të konfirmuar arrin në rreth 300.
Mes personave të burgosur ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin përfunduar në burgjet venezueliane gjatë viteve të fundit, kryesisht në kuadër të përplasjes politike dhe represionit ndaj të huajve apo personave të dyshuar për lidhje me opozitën.
Në kuadër të masave simbolike të shpallura, presidentja në detyrë njoftoi gjithashtu se burgu famëkeq “El Helicoide”, i njohur si simbol i represionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, do të mbyllet dhe do të shndërrohet në një qendër sociale dhe sportive për efektivët e policisë dhe familjet e tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.