Ish-emigrant i paligjshëm, sot oficer britanik i akuzuar për vjedhje emigrantësh

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një oficer i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar ka rezultuar se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa aktualisht përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se gjatë viteve 2021–2022 kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në portin e Doverit, pas shpëtimit nga gomone në Kanalin e La Manshit.

Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2003–2004, duke përdorur një identitet të rremë në aplikimin për azil, si edhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga viti 2011 deri në vitin 2022.

Sipas akuzës, ai ka hyrë në Britani në moshën 14-vjeçare përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Matera u kishte deklaruar autoriteteve britanike se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve, të cilat më pas i ndanin mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë emigracioni janë akuzuar në këtë çështje dhe të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.