Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një paralajmërim për të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kushteve të vizës dhe periudhës së lejuar të qëndrimit.
Sipas njoftimit, qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej afatit të përcaktuar në formularin I-94 (“Admit Until Date”) mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të pajisur me vizë amerikane në të ardhmen.
Autoritetet amerikane theksojnë se tejkalimi i afatit të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë e udhëtimit, studimit apo punësimit në SHBA, duke u bërë pengesë për aplikime të ardhshme.
Ambasada u bën thirrje udhëtarëve që të informohen saktë mbi datën e lejuar të qëndrimit dhe të largohen nga territori amerikan brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur probleme ligjore dhe pasoja afatgjata.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.