Greqi/ Gati dokumentat pë aplikimet nga 12 deri më 16 janar 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Shqipërisë në Athinë: Kanë mbërritur pasaportat dhe kartat ID për aplikimet e janarit 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për shtetasit shqiptarë që kanë kryer aplikim në datat 12, 13, 14, 15 dhe 16 janar 2026.

Tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet në dy mënyra:
– me paraqitje fizike në sportelin e ambasadës, gjatë orarit zyrtar (e hënë–e enjte, 09:00–14:30 dhe e premte, 09:00–14:00);
– me postë ose korrier, në adresën e banimit të deklaruar gjatë aplikimit.

Ambasada thekson se për tërheqjen e dokumenteve është e domosdoshme paraqitja e kuponit të aplikimit.

Gjithashtu, rikujtohet se të gjitha kartat ID të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit. Në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.