Një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij 16-vjeçare.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së enjtes, në zonën e Asvestoçorit. Mediat greke raportojnë se i mituri e ka sulmuar brutalisht motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Pas incidentit, 16-vjeçarja është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas është rikthyer në banesë.
Ndaj 14-vjeçarit janë ngritur akuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Ai është shoqëruar para prokurorit dhe më pas është lënë i lirë, në kuadër të një hetimi paraprak që është urdhëruar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.