Itali/ Shkolla Shqipe “Korabi” shpërndan libra për nxënësit e gjuhës shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e shoqatës dhe të shkollës shqipe “Korabi” u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së librave “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për nxënësit e niveleve I dhe II të kursit të gjuhës shqipe. Aktiviteti i cili u shndërrua në një festë të veçantë për fëmijët, prindërit dhe komunitetin shqiptar, ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare dhe të identitetit kombëtar në diasporë.

Në fjalën e mirëseardhjes, kryetari i shoqatës “Korabi”, z. Astrit Poti, vuri theksin te roli thelbësor i përdorimit të gjuhës shqipe në familje, si gurthemeli i parë i trashëgimisë sonë gjuhësore. Ai garantoi mbështetjen e vazhdueshme të shoqatës në këtë mision fisnik. Ndërsa koordinatori i shkollës shqipe, z. Astrit Bërxulli, vlerësoi ecurinë pozitive të shkollës, si dhe përkushtimin e mësueseve dhe prindërve në procesin mësimor.

Një peshë të veçantë institucionale aktivitetit i dha pjesëmarrja e znj. Luljeta Çobanaj, koordinatore e diasporës pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano. Ajo foli për rëndësinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe për brezat e ardhshëm dhe nënvizoi vëmendjen gjithnjë në rritje të institucioneve shqiptare për mbështetjen e të gjitha hallkave të përfshira në këtë veprimtari. Znj. Çobanaj theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të krijimit të një rrjeti tashmë të institucionalizuar të shkollave shqipe në Itali.

Znj. Anila Berberi, kryetare e Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali, dhe znj. Mirela Kristo, mësuese në shkollën shqipe në Ferrara, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollave shqipe për forcimin e cilësisë së mësimdhënies përmes projekteve të përbashkëta. Ato falënderuan institucionet shqiptare, selitë diplomatike dhe në mënyrë të veçantë Qendrën e Botimeve për Diasporën (QBD), për kontributin e saj në hartimin e teksteve bashkëkohore dhe në ngritjen profesionale të mësuesve përmes trajnimeve dhe seminareve.

Mirënjohja më e veçantë iu drejtua mësueseve Valbona Toçi dhe Aurela Poti, të cilat me përkushtim dhe dashuri u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe dhe, përmes saj, edhe ndjenjën e atdhedashurisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.