Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në një panel diskutimi të zhvilluar në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, me temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kjo veprimtari shënoi nisjen e agjendës ditore të kryeministrit Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Ai ishte i ftuar të diskutojë mbi rolin e besimit në udhëheqje dhe rëndësinë e tij në ndërtimin e unitetit shoqëror dhe shtetëror.
Gjatë diskutimit dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të moderatorëve dhe pjesëmarrësve, Kurti theksoi se besimi është një shtyllë themelore e shërbimit publik dhe e kohezionit shoqëror në faza të ndryshme të zhvillimit të një shteti. Ai nënvizoi se optimizmi për të ardhmen lind nga përpjekjet e pandërprera dhe angazhimi aktiv i shoqërive për të nxitur ndryshime pozitive.
Paneli u zhvillua në kuadër të iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të promovojë reflektim dhe bashkëpunim ndërmjet liderëve nga mbarë bota. Kjo nismë fokusohet në ndërtimin e partneriteteve inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe në përshpejtimin e bashkëpunimit global në kontekstin aktual shoqëror.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.