​Simbole ruse në kremtimin e festës ortodokse në Ujman

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Liqenin e Ujmanit, sot është kremtruar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin. Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish.

Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse. Ndërkohë, janë parë edhe persona që mbanin plusa me figurat e terroristëve serb, që ishin në sulmin në Banjska.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se për arsye sigurie dhe kushtet e motit, nuk ka marrë përsipër organizimin e aktivitetit, ndonëse manifestimi u zhvillua sipas traditës së viteve të kaluara. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët monitoruan situatën dhe u angazhuan për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë aktivitetit.

Notimi për Kryqin organizohet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në një distancë simbolike prej 33 metrash nga bregu, që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit. Sipas traditës, pjesëmarrësi që arrin i pari te kryqi shpërblehet duke e marrë atë si simbol të besimit dhe festës së Bogojavlenjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.