Shqiptarët “ikin pa kthim”: Gati 900 hoqën dorë nga shtetësia brenda një viti

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqiptarët nuk po largohen më vetëm përkohësisht, por gjithnjë e më shpesh po braktisin përfundimisht vendin. Vetëm gjatë vitit të shkuar, rreth 900 qytetarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare për të përfituar një pasaportë evropiane apo australiane.

Krahasuar me vitin 2023, numri i atyre që kanë zgjedhur të “ikin pa kthim” është rritur me 52 raste, ose 6.1 për qind, duke reflektuar një prirje në rritje të emigrimit të përhershëm.

Sipas juristit Rafael Todhe, i cili ushtron profesionin në Gjermani, heqja dorë nga shtetësia shqiptare lidhet kryesisht me kufizimet që shumë shtete vendosin ndaj dyshtetësisë.
“Të paktë janë shtetet që e lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht, shteti pritës pretendon që të lini shtetësinë tuaj dhe të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësisë është një procedurë e gjatë dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Ky proces mund të zgjasë deri në 7-8 vjet”, shprehet Todhe.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në dekadën e fundit mbi 6 mijë e 600 shqiptarë kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare. Shumë vende të Bashkimit Europian, si Gjermania, Austria, Holanda dhe Spanja, nuk e lejojnë dyshtetësinë, pikërisht shtete ku flukset e emigrimit shqiptar janë më të larta.

Por cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë shqiptarët drejt këtij vendimi ekstrem? Studiuesja e emigracionit, Eldisa Cirogu, thekson se faktorët janë kryesisht ekonomikë dhe socialë.
“Janë tre indikatorë kryesorë: një punë më e mirë, arsim më cilësor dhe shëndetësi më e mirë. Nëse marrin shtetësinë e një vendi europian, ata përfitojnë lëvizjen e lirë dhe mundësinë për të ndryshuar vendbanim”, shpjegon ajo.

Fenomeni po prek veçanërisht të rinjtë. Sipas INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga Shqipëria janë të grup-moshës 15–35 vjeç.
“Përveç tkurrjes ekonomike, po humbasim forcën e punës, ndërsa paralelisht po përballemi me një tkurrje demografike dhe plakje të shpejtë të popullsisë”, paralajmëron Cirogu.

Ndërkohë, të dhënat e EUROSTAT tregojnë përmasa edhe më të mëdha të fenomenit: në 20 vitet e fundit, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë përfituar shtetësinë e njërit prej vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.