Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se, sipas njoftimit të pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën për foshnje Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda dhe e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Kosovë.
AUV njofton se produkti është bllokuar dhe se më pas do të fillojë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin e tregut dhe të zinxhirit ushqimor për të garantuar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.