Loris Qose, nxënës nga Cërriku, është shpallur fitues i Medaljes së Artë në Matematikë në Olimpiadën Botërore të Shkencës “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në datat 9–16 janar 2026.
Në këtë kompeticion ndërkombëtar, ku morën pjesë nxënës nga vende të ndryshme të botës, Qose u vlerësua nga juria për rezultatet e tij në dy disiplina shkencore. Ai u rendit i pari në Matematikë, duke u nderuar me Medalje Ari, ndërsa në Kimi zuri vendin e tretë, duke fituar Medalje Bronzi.
Sipas të dhënave zyrtare të organizatorëve, Olimpiada “Neo Science” synon të testojë dhe promovojë njohuritë e avancuara të nxënësve në fushat kryesore të shkencës, përmes provave konkurruese me standarde ndërkombëtare.
Loris Qose është rritur dhe arsimuar në Shqipëri, ndërsa pjesëmarrja dhe suksesi i tij në këtë olimpiadë përfaqëson një arritje individuale dhe një prezantim dinjitoz të arsimit shqiptar në një event shkencor global.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.