Nga Gjermania në Shqipëri, fundi tragjik i 18-vjeçares shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit, në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnetin dhe Valbonën, si dhe me vëllain e vogël.

Sipas burimeve pranë familjes, e reja ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj, të cilët jetojnë në fshatin Dyshnik të Beratit. Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj, Nevio, kishin qëndruar për një periudhë kohe me gjyshërit, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit siguruan dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.

Burime familjare bëjnë me dije se Vikena nuk ishte kthyer prej vitesh nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e saj e kishte rikthyer në vendlindje, një vizitë që fatkeqësisht u ndërpre tragjikisht.

Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulëzimin e rinisë, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.