Revista italiane e artit dhe kulturës Rivista20, në numrin e saj janar–shkurt 2026, i ka kushtuar një hapësirë artistes në ngjitje me origjinë shqiptare Margherita Rossi, duke vlerësuar rrugëtimin e saj krijues dhe kontributin që po jep në skenën bashkëkohore të artit në Itali.
Shkrimi i plotë:
Artiste e re me origjinë shqiptare, Margherita Rossi po e pozicionon veten si një nga zërat më autentikë dhe më të ndjeshëm në skenën e re të artit rinor emilian. Pas përfundimit të studimeve në “Liceo Artistico Toschi” në Parma, Rossi është shpwrfaqur me kërkimin e saj intensiv ekspresiv, kërkim i cili i dha edhe çmimin “Talente të Reja” në Panairin e Artit të Parmës më 2024.
Gjuha e saj vizuale është ndërtuar rreth një linje të dredhur dhe nervoze, plot tension dhe vitalitet. Është një linjë që nuk përshkruan, por zbulon: ajo pret në sipërfaqe si një rrjedhë emocionale, duke ekspozuar brishtësinë, dëshirat dhe kontradiktat e qenies njerëzore. Në këtë tension formal, mund të perceptohet një ndikim i qartë ekspresionist, i cili gjen tek Egon Schiele një burim vendimtar frymëzimi. Megjithatë, Rossi e ripërpunon atë mësim me një intimitet të ri, më introspektiv, në të cilin formimi nuk është kurrë dramë e pastër, por një instrument i njohurisë dhe empatisë.

Figurat e saj, shpesh të pezulluara midis materialitetit dhe shpërbërjes, flasin një gjuhë universale: atë të cenueshmërisë dhe kërkimit të identitetit. Piktura e Rossit është një territor i brendshëm. Një vend ku shenja bëhet zë dhe materiali vizual ngarkohet me energji psikologjike. Vlera e punës së saj njihet jo vetëm në ambjentin ekspozues, por edhe në dialogun e saj me realitetin shoqëror dhe njerëzor: një nga veprat e saj është në fakt e pranishme në Ospedale Maggiore në Parma, në departamentin e gjinekologjisë, ku ndjeshmëria e artistes kontribuon, së bashku me një ekspozitë në grup me vepra të tjera, në krijimin e një mjedisi mikpritës dhe njerëzor. Rossi ka ekspozuar gjithashtu në “Galleria Chaos” dhe “Casa della Musica” në Parma, duke konsoliduar një rrugë koherente dhe në rritje të vazhdueshme.
Me stilin e saj të gjallë dhe aftësinë për të transformuar emocionin në imazh, Margherita Rossi e vendos veten si një zë autentik i artit të ri bashkëkohor, i aftë të interpretojë, përmes fuqisë së vizatimit, kompleksitetin dhe bukurinë e përvojës njerëzore.




