Projektligji i ri për emigracionin në Greqi. Vërejtjet e Komunitetit Shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka depozituar më 13 janar 2026 pranë Ministrisë Greke të Imigracionit dhe Azilit komentet dhe vërejtjet e tij mbi projektligjin “Promovimi i politikave të imigracionit të ligjshëm”, brenda afatit zyrtar të konsultimit publik.

Në reagimin drejtuar ministrit të Imigracionit dhe Azilit, Athanasios Plevris, – si organ përfaqësues i 27 shoqatave shqiptare në Greqi – vlerëson pozitivisht disa prej parashikimeve të projektligjit. Sipas komunitetit, hapa në drejtimin e duhur janë përshpejtimi i procedurave të rinovimit të lejeve të qëndrimit, parashikimet për studentët dhe personat mbi 65 vjeç, si dhe synimi për zgjatjen e vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit kur ato lëshohen pranë afatit të skadencës.

Megjithatë, Komuniteti Shqiptar në Greqi thekson se përfshirja e vetë emigrantëve në fazën e hartimit të ligjit është e domosdoshme, pasi do të garantonte një kuadër më të plotë dhe më të drejtë ligjor.

Në dokumentin zyrtar parashtrohen edhe disa problematika konkrete që, sipas AKE-së, kërkojnë rishikim. Një prej tyre lidhet me paqartësitë mbi numrin e kontributeve të sigurimeve shoqërore (ensima) të nevojshme për rinovimin e lejes së qëndrimit në rastet e papunësisë. Komuniteti kërkon përcaktimin e qartë të këtij kriteri ose përfshirjen e periudhës së papunësisë në llogaritjen e kontributeve, si dhe rishikimin e kufirit aktual prej 3 ose 6 muajsh papunësi, duke argumentuar se papunësia është një situatë që mund të prekë këdo.

Një tjetër shqetësim lidhet me numrin e madh të kategorive të lejeve të qëndrimit. Duke marrë parasysh praninë shumëvjeçare të shqiptarëve në Greqi, AKE propozon krijimin e një kategorie të veçantë lejeje për emigrantët afatgjatë, me vlefshmëri të paktën 10-vjeçare, për të shmangur rinovimet e shpeshta dhe ngarkesën administrative të shërbimeve përkatëse.

Komuniteti ngre gjithashtu shqetësime për shpërndarjen e aplikimeve në shërbimet e emigracionit pa marrë parasysh vendbanimin e aplikuesit, duke paralajmëruar rrezikun e mbingarkesës së disa zyrave dhe vonesave të reja që, në fund, i vuajnë emigrantët. Po ashtu, zgjatja e vlefshmërisë së lejeve për të kompensuar vonesat në lëshim shihet si tregues i mungesës së kapaciteteve dhe seriozitetit institucional, në një kohë kur qytetarët e vendeve të treta penalizohen rëndë për çdo tejkalim afati.

Në përfundim, Komuniteti Shqiptar në Greqi i bën thirrje Ministrisë së Imigracionit dhe Azilit që të rishqyrtojë nenet problematike të projektligjit dhe t’u kushtojë vëmendjen e duhur shqetësimeve të ngritura, me qëllim ndërtimin e një kuadri ligjor më të drejtë dhe funksional për emigrantët që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Greqi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.