SHBA/ Shqiptari Ibrahim Gjoka shpëton banorët nga zjarri në Brooklyn

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ibrahim Gjoka, shqiptari me origjinë nga Dinosha e Tuzit të Malësisë së Madhe është kthyer në hero në Nju Jork, pasi ndërhyri për të shpëtuar banorët e një ndërtese të vjetër që u përfshi nga flakët në zonën e Brooklyn-it.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij, kur Gjoka dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe pa tym e flakë që dilnin nga godina. Në një rrëfim për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ai tregoi momentet dramatike të ndërhyrjes së tij.

“Nuk ishte ndërtesa ku banoj vetë, por shumë afër. Dëgjova disa gra që bërtisnin ‘po del tym’ dhe kur u afrova pashë një zjarr të madh. Brenda ndërtesës kishte banorë që po thërrisnin për ndihmë”, u shpreh Gjoka.

Pa u menduar për rrezikun, ai hyri brenda godinës së përfshirë nga zjarri dhe ndihmoi disa banorë, kryesisht të moshuar, të dilnin jashtë në mënyrë të sigurt. Sipas tij, dy gra të moshës 30–40 vjeç arritën të largoheshin, ndërsa brenda ndodheshin edhe persona të moshuar, të tronditur nga situata.

“Nxora një burrë rreth 85 vjeç, por ai u kthye sërish brenda sepse kishte harruar gruan. Pasi mori edhe bashkëshorten, të gjithë dolën jashtë. Pak më vonë mbërritën zjarrfikësit dhe zjarri u vu nën kontroll”, tregoi Gjoka.

Sipas dëshmisë së tij, ndërtesa ishte rreth 160-vjeçare, e ndërtuar kryesisht me dru dhe strehonte rreth 36 familje, shumica prej tyre të moshuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të shqiptarit, u shmang një tragjedi e mundshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.