“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” falas online

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe ka tashmë një tjetër instrument themelor në hapësirën digjitale. Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vënë në dispozicion të publikut, në formë online, “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, një nga projektet më ambicioze të albanologjisë bashkëkohore.

Platforma, e aksesueshme përmes domenit fjalori.online, ofron qasje të lirë dhe funksionim të plotë në të gjitha pajisjet digjitale, duke synuar përdorues nga fusha të ndryshme: studiues, mësues, studentë, shkrimtarë, përkthyes dhe publikun e gjerë.

Hapja e fjalorit online bazohet në vendimin nr. 1, datë 6 janar, të Akademisë së Shkencave dhe realizohet nga Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike në bashkëpunim me institucionet kërkimore të saj. Ky projekt renditet krahas dy veprave të tjera madhore: “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”.

Në një periudhë testimi prej nëntë muajsh, platforma do të shërbejë edhe si hapësirë interaktive për mbledhjen e mendimeve, sugjerimeve dhe plotësimeve nga përdoruesit. Pas kësaj faze, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik do të përpunojnë materialin e grumbulluar brenda një afati tremujor.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” është hartuar nga një ekip i gjerë specialistësh, nën drejtimin e akademikut Jani Thomai, kryeredaktor, me akademikun Valter Memishaj dhe prof. dr. Shezai Rrokaj si zëvendëskryeredaktorë.

Botimi i plotë i fjalorit në letër parashikohet të realizohet vitin e ardhshëm në dhjetë vëllime. Vepra konsiderohet një referencë thelbësore për përdorimin dhe kultivimin e shqipes, si në formën e shkruar ashtu edhe në atë të folur, dhe një bazë e rëndësishme për studime gjuhësore, krijimtari letrare dhe përkthime.

Kliko këtu për të përdorur fjalorin

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.