“Skënderbeu në letërsinë dhe shtypin amerikan”, një studim nga Halit Daci

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Një botim i ri mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut sjell në vëmendje një këndvështrim pak të njohur të historisë së heroit kombëtar shqiptar: praninë e tij në letërsinë dhe shtypin amerikan. Libri, i titulluar “Skanderbeg in American Prose and Press”, i Lt.Col Halit Daci është publikuar së fundmi në platformën Amazon, në prag të përvjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut, më 17 janar 1468, dhe hedh dritë mbi mënyrën se si figura e tij është trajtuar në prozën dhe gazetarinë amerikane, veçanërisht në fillim të shekullit XX.

Studimi analizon mënyrën se si figura e Skënderbeut u prezantua për publikun amerikan përmes gazetave, ndikimeve letrare dhe serialeve të ilustruara, duke ndriçuar një kapitull pak të njohur të qarkullimit transatlantik të mitit të heroit shqiptar.

Botimi rikthen në vëmendje dy vepra letrare të harruara: The Captain of the Janizaries të James M. Ludlow dhe In the Crescent’s Dark Shadow të John H. Crabb. Ndryshe nga botimet e mëparshme, ky edicion nuk përfshin versionin standard të romanit të Ludlow-it, por sjell për herë të parë pas më shumë se një shekulli versionin e tij të botuar si serial i ilustruar në shtypin amerikan, i cili pati rol të rëndësishëm në njohjen e Skënderbeut nga lexuesit e gjerë në SHBA.

Po ashtu, libri përfshin tekstin e plotë të romanit të vështirë për t’u gjetur të John H. Crabb, i cili risjell në formë letrare ngjitjen e Iskander Beut dhe rolin e tij në kontekstin gjeopolitik të Ballkanit të shekullit XV.

Megjithëse këto vepra kanë qenë pjesë e diskursit letrar amerikan për një periudhë të shkurtër, ato nuk janë përfshirë deri më tani në studimet akademike mbi Skënderbeun. Ky botim synon të plotësojë këtë boshllëk, duke ofruar një perspektivë të re mbi mënyrën se si figura e heroit shqiptar është ndërtuar, interpretuar dhe transmetuar në kulturën letrare amerikane.

Libri përbën një kontribut të rëndësishëm për studiuesit e historisë, letërsisë dhe diasporës, si dhe për lexuesit e interesuar për ndikimin ndërkombëtar të figurës së Skënderbeut.

Ky është libri i tretë që autori sjell për figurën e Skenderbeut pas “Scanderbeg” dhe “Iskander: Soldier of the cross”

Mbi autorin

Lt. Col. Halit Daci (Nënkolonel në rezervë) e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Nju Jorkut. Ai u diplomua në Akademinë Ushtarake Shqiptare në vitin 1985 dhe shërbeu në Ushtrinë Shqiptare deri në vitin 1997. Siç raportoi Washington Post, “Nënkolonel Halit Daci u largua nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për shkak të bindjeve të tij politike” në vitin 1997.

Nënkolonel Daci është diplomuar në Defense Language Institute në Bazën Ajrore të Lakeland, Teksas, si dhe në George C. Marshall European Center for Security Studies në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani. Në vitin 1997, atij iu akorduan bursa kërkimore nga Center for European Security Studies në Groningen, Holandë, si dhe nga NATO.

Pas përfundimit të karrierës ushtarake, ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera (summa cum laude) në vitin 2008 në Lehman College, me diplomë në letërsi angleze dhe shkenca politike. Në vitin 2017, pas dhjetë vitesh shërbimi, doli në pension nga administrata federale e Shteteve të Bashkuara për t’iu përkushtuar interesave të tij në fushën e pasurive të paluajtshme dhe shkrimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.