Rinovimi i pasaportës dhe kartës së identitetit tashmë në çdo zyrë IdentiTek

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qytetarët shqiptarë mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri, pa qenë të detyruar të aplikojnë në njësinë ku janë të regjistruar në Gjendjen Civile. Ky ndryshim vjen pas një udhëzimi të ri të Ministrisë së Brendshme, i cili lejon që të gjitha riaplikimet për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike të kryhen në çdo sportel IdentiTek në nivel kombëtar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, masa synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit, si dhe të ulë kohën dhe kostot e lëvizjes për qytetarët, veçanërisht për ata që jetojnë apo punojnë larg vendbanimit të regjistruar.

Nga ky lehtësim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Në këto raste, aplikimet do të vijojnë të kryhen vetëm pranë zyrave IdentiTek sipas vendbanimit, në përputhje me procedurat aktuale.

Sa i përket tërheqjes së dokumenteve, karta e identitetit merret pranë zyrës ku është kryer aplikimi, ndërsa pasaporta biometrike tërhiqet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku është bërë aplikimi.

IdentiTek thekson se mbetet i angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë, duke ofruar zgjidhje që vendosin në qendër nevojat e qytetarëve dhe lehtësojnë aksesin në shërbimet e identifikimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.