Ballkani në tension: Vuçiç flet për kërcënim, Kroacia reagon ashpër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deklaratat kërcënuese të presidentit serb Aleksander Vuçiç kanë rikthyer tensionet politike në Ballkan, vetëm një ditë pasi ai akuzoi Kroacinë për udhëheqjen e një të ashtuquajture “aleancë ushtarake” me Kosovën dhe Shqipërinë, të cilën e cilësoi si të drejtuar kundër Serbisë.

Reagimi nga Zagrebi ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Božinović, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Beogradit, duke theksuar se Kroacia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, vepron në përputhje të plotë me standardet euroatlantike dhe se çdo bashkëpunim ndërkombëtar është transparent dhe i hapur.

Božinović e cilësoi gjuhën e Vuçiçit si të rrezikshme dhe të panevojshme për stabilitetin rajonal, duke paralajmëruar se retorika e konfrontimit nuk i shërben paqes dhe sigurisë në Ballkan. Ai theksoi se Kroacia nuk ka asnjë agjendë armiqësore dhe se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për sigurinë kolektive.

Nga ana tjetër, presidenti serb vijoi retorikën e ashpër, duke deklaruar në Beograd se bashkëpunimi mes Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës është “i krijuar kundër popullit serb”, ndërsa paralajmëroi forcimin e kapaciteteve ushtarake të Serbisë — një mesazh që ringjall shqetësimet për rikthimin e politikave destabilizuese në rajon.

Shqipëria, deri në këto momente, nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj pretendimeve të Vuçiçit, i cili ka pohuar se kjo aleancë synon përgatitjen e një lufte kundër Serbisë.

Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt këtyre deklaratave, Božinović nënvizoi se, pavarësisht dallimeve historike apo fetare, vendet e rajonit duhet të ndajnë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, jo kërcënime. Ai kujtoi gjithashtu se në mars të vitit të kaluar, ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes — një dokument transparent, i hapur edhe për vende të tjera, që synon përballjen me kërcënimet hibride, rritjen e ndërveprimit dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik.

Një marrëveshje mbrojtëse dhe jo agresive, në kontrast të plotë me narrativën që, sipas Zagrebit, po përpiqet të imponojë Beogradi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.