Moti ekstrem në Shqipëri:1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë të përmbytura

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, në rang vendi janë evidentuar 1 587 banesa me prani uji, ndërsa 339 persona nga 51 familje janë evakuuar.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti i keq, duke theksuar se aktualisht sasia e reshjeve është në rënie në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të qarkut të Durrësit, ku janë regjistruar 41 mm shi.

Sipas Kryeministrit, në Durrës është konstatuar edhe një viktimë, punonjës i bashkisë, i cili është gjetur i mbytur.

Rama bëri të ditur se prani uji është konstatuar në 13 211 hektarë tokë bujqësore, një pjesë e së cilës është përmbytur. Gjithashtu, janë raportuar probleme edhe në disa qendra shëndetësore dhe objekte arsimore.

Ai theksoi se intensiteti i reshjeve ka qenë i pazakontë, duke arritur deri në 300 mm shi, sasi kjo që, sipas tij, tejkalon mesataren mujore të reshjeve për një periudhë 30-ditore dhe ka rënë brenda 3–4 ditëve.

Sipas Ramës, fenomeni lidhet me ndryshimet klimatike dhe po shfaqet gjithnjë e më shpesh në shkallë globale. Ai shtoi se në disa zona të ultësirës perëndimore, reshjet e rëna gjatë 4–5 ditëve përbëjnë rreth 25 për qind të mesatares vjetore, çka ka sjellë rritje të prurjeve në rrjetet ujore, kanalet kulluese, përrenjtë malorë dhe lumenjtë e vendit, duke shkaktuar përmbytje.

Kryeministri theksoi se situata ka ardhur pavarësisht investimeve të realizuara gjatë dekadës së fundit në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet, e cila, sipas tij, është ripërtërirë në mënyrë të konsiderueshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.