Fëmijët influencerë/ “The Washington Post” rekomandon librin e Fortesa Latifit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gazeta amerikane The Washington Post ka rekomanduar librin më të ri të gazetares Fortesa Latifi, “Like, Follow, Subscribe: Influencer Kids and the Cost of a Childhood Online”, i cili do të botohet më 7 prill, i cili trajton fenomenin në rritje të fëmijëve influencerë dhe pasojat e ekspozimit të hershëm në rrjetet sociale.

Në vlerësimin e saj, The Washington Post thekson se debati publik është fokusuar kryesisht te ndikimi i përmbajtjeve të rrjeteve sociale mbi fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa libri i Latifit zhvendos vëmendjen te një aspekt më pak i trajtuar: rastet kur fëmijët nuk janë konsumatorë të përmbajtjes, por vetë përmbajtja.

Në këtë libër investigativ, Latifi hulumton industrinë e influencerëve të mitur, duke intervistuar prindër që përfitojnë financiarisht nga ekspozimi online i fëmijëve të tyre, ish-fëmijë influencerë, si dhe psikologë dhe ekspertë të fushës. Përmes këtyre dëshmive, autorja ndërton një panoramë shqetësuese mbi koston emocionale, psikologjike dhe sociale të një fëmijërie të jetuar nën vëzhgimin e vazhdueshëm të publikut digjital.

Sipas The Washington Post, libri ofron një analizë të thelluar dhe të dokumentuar mbi një industri pak të rregulluar, duke ngritur pyetje thelbësore mbi privatësinë, të drejtat e fëmijëve dhe përgjegjësinë e prindërve dhe platformave digjitale.

“Like, Follow, Subscribe” pozicionohet si një kontribut i rëndësishëm në debatin global mbi mbrojtjen e fëmijëve në epokën e mediave sociale dhe ndikimin afatgjatë të ekspozimit online që nis që në moshë të hershme.

Porosit librin këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.