“Biblioteka shqip” në Foggia dhe Bari

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

“Biblioteka shqip” në Foggia dhe Bari

Projekti “Biblioteka shqip”, i iniciuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në fund të vitit 2025 ka dhuruar libra në gjuhën shqipe për Bibliotekën Provinciale “La Magna Capitana” në Foggia dhe për Bibliotekën Komunale të “Casalvecchio di Puglia”, duke krijuar kështu kënde të reja leximi për fëmijë dhe të rinj që njohin ose duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Eva Ismajlukaj, përfaqësuese e Qendrës së Botimeve për Diasporën u shoqërua nga mësueset e shkollës së gjuhës shqipe “Le Aquile di Seta”, Sofiela Ropi dhe Albana Hasku. Vizitat u zhvilluan me mbështetjen e prof. Maria Buonarota, e cila priti përfaqësuesit e institucionit shqiptar.

Librat në gjuhën shqipe dhe librat dygjuhësh italisht–shqip u dhuruan me synimin për të krijuar hapësira të posaçme leximi për fëmijët e komunitetit shqiptar dhe për publikun e interesuar. Projekti synon të mbështesë ruajtjen e gjuhës amtare dhe të nxisë njohjen e kulturës shqiptare përmes librave në institucione publike arsimore dhe kulturore.

Një tjetër aktivitet u zhvillua në Bibliotekën e Fëmijëve (Biblioteca dei Ragazzi) në Bari, ku Qendra e Botimeve për Diasporën dhuroi libra shqip dhe dygjuhësh për fëmijë dhe të rinj, duke hapur zyrtarisht një kënd të ri leximi në gjuhën shqipe. Në aktivitet morën pjesë nxënës të shkollës shqipe pranë shoqatës “Shqiponjat e Mëndafshta”, të cilët janë tashmë të njohur me titujt e përfshirë në këtë koleksion.

Në fjalën e saj, Eva Ismajlukaj theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave të dedikuara për librin shqip në biblioteka që kanë në fokus fëmijën dhe edukimin përmes leximit. Sipas saj, këto kënde shërbejnë si mjete konkrete për përdorimin dhe transmetimin e gjuhës shqipe te brezat e rinj në diasporë. Ajo falënderoi Bibliotekën e Fëmijëve në Bari dhe Konsullatën e Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin.

Clementina Tagliaferro, drejtoreshë e Bibliotekës së Fëmijëve në Bari, u shpreh se biblioteka mirëpret nisma që pasurojnë fondin e saj dhe krijojnë mundësi për njohjen e kulturave të ndryshme. Ajo theksoi se seksioni i ri me libra shqip dhe përralla klasike dygjuhëshe është i hapur për të gjithë fëmijët.

Nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Bari, Artur Bardhi dhe Alba Tare vlerësuan projektin si një iniciativë që i afron bashkatdhetarët me gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe mbështet edukimin e fëmijëve shqiptarë jashtë vendit.

Edhe Elisabetta Vaccarella, këshilltare e kulturës në Bashkinë e Barit, përgëzoi realizimin e projektit dhe ftoi fëmijët dhe familjet që të frekuentojnë bibliotekën dhe të përdorin fondin e ri të librave shqip.

Realizimi i projektit “Biblioteka shqip” në Bari u bë i mundur përmes bashkëpunimit me mësueset e shkollës shqipe pranë shoqatës “Shqiponjat e Mëndafshta”, në kuadër të nismave për promovimin e gjuhës shqipe dhe të leximit në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.