Artizanati si dëshmi e mbijetesës së grave të Kosovës pjesë e festivalit në Pire

E martë, 17 Nëntor, 2026

Punime artizanale që pasqyrojnë përvojat e grave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë do të prezantohen më 10 dhe 11 janar 2026 në kuadër të Festivalit Multinacional, i organizuar nga UNESCO Piraeus and Islands Group.

Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitet ndërkulturor me një stendë të veçantë promovuese, ku do të ekspozohen punime filigrani dhe artizanale të realizuara nga gra të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave. Punimet përçojnë histori personale dhe kolektive, duke reflektuar forcën, qëndrueshmërinë dhe procesin e rimëkëmbjes përmes artit.

Përveç ekspozitës artizanale, programi i stendës së Kosovës përfshin edhe performanca muzikore, me pjesëmarrjen e një këngëtareje kosovare që interpreton muzikë bashkëkohore shqiptare, si dhe një grupi vallesh tradicionale, që do të prezantojnë elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të njihen me produkte tradicionale nga Kosova, përfshirë ushqime tipike, verëra dhe punime artizanale, në një hapësirë që synon promovimin e kulturës dhe identitetit kosovar në një kontekst ndërkombëtar.

Festivali do të zhvillohet në Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë (SEF), në sallën “Melina Mercouri”, në Pire, dhe do të jetë i hapur për publikun nga ora 10:00 deri në 21:00, me hyrje falas.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.