Aksidenti fatal në vendin e punës i merr jetën 59-vjeçarit shqiptar në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tjetër aksident fatal në punë është regjistruar në provincën e Padovës, Itali. Viktima është Zevxhet Halili, 59 vjeç, shtetas shqiptar, banues në komunën Sant’Elena.

Ngjarja ka ndodhur sot, më 9 janar, rreth orës 16:30, në via Comuna, në Ospedaletto Euganeo. Shkaqet e sakta të aksidentit nuk janë ende të qarta. Hetuesit po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një moment pakujdesie, një problem shëndetësor të papritur, apo një defekt teknik të pajisjes ku po punonte.

Sipas një rindërtimi paraprak nga karabinierët e stacionit të Este-s dhe teknikët e Spisal (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili ishte punonjës i shoqërisë Sesa, kompani që operon në fushën e shërbimeve mjedisore. Gjatë disa punimeve të mirëmbajtjes, ai ka mbetur i shtypur brenda një prese industriale.

Aksidenti ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët kanë dhënë menjëherë alarmin. Brenda pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e SUEM 118, por përpjekjet për reanimimin e 59-vjeçarit kanë rezultuar të pasuksesshme. Ai ka ndërruar jetë në vend.

Për ngjarjen është vënë në dijeni Prokuroria e Rovigos, ndërsa zona ku ndodhi aksidenti është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Trupi i viktimës është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ky është aksidenti i dytë fatal në punë i regjistruar në provincën e Padovës që nga fillimi i vitit. Më 5 janar, një tjetër punëtor, Fabrizio Braghetto, 65 vjeç, nga Arsego di San Giorgio delle Pertiche, humbi jetën në Borgoricco.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.