“Shqiptar,a e kupton vetveten?”, Një libër si thirrje për vetëdijësim identitar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir Sina

Kur e hap këtë libër, të pikas menjëherë se Lulash Nikë Palushaj nuk shkruan si një studiues i ftohtë, por si një atdhetar që flet me gjakun e vet.

I lindur në 1944 në Bëkaj të Trieshit, nga një familje bajraktare e Dul Gjeloshit, ai sjell në faqe një jetë të tërë kushtuar edukimit, kulturës dhe çështjes kombëtare. Si mësues, si krijues i “Fjalë malësie” , si autori i vëllimeve poetike dhe eseistike, Palushaj ka ndërtuar një opus që kulmon në këtë vepër  një monolog-dialog me botën shqiptare të sotme dhe të djeshme.

Stili i tij është i veçantë: gegërishte e pasur, e gjallë, me “gabime” që duken si shenja autenticiteti të gjuhës së folur malësore. Ai nuk përpiqet të jetë perfekt gramatikisht sepse kërkon të jetë sa më autentik. Ai me këtë  gegnishte të ambël do të jetë sa më i vërtetë.

Fjalët e tij në kë libër ashtu si dhe në librat e ther rrjedhin si lumi i Cemit, me digresione që kalojnë nga historia te jeta e përditshme, nga heronjtë e mëdhenj te njerëzit e heshtur.

Letë marrim “papritmas” këtë pasazh: “Në ketë rrugetim do te gjeni jo vetëm emra te mëdhenj si Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Adem Jashari, Dedë Gjon Luli, por edhe figura te heshtura si nënën që lutet, babain që s’mund të flase, malësorin që nuk përkulet, te rinjtë që ikin e ikin…..”

Këtu Palushaj balancon lavdinë kombëtare me dhimbjen e zakonshme, duke na bërë të kuptojmë se identiteti nuk është vetëm histori e madhe, por edhe loti i nënës, heshtja e babait, ikja e të rinjve.

Libri është i mbushur me thirrje të drejtpërdrejta: “Ky libër nuk eshtë i përfunduar pa ne lexuesit e tij. Ai nuk merr kuptim nese mbetet vetemi i të lexuarit. Sepse ai na kërkon që ta ndjemë, ta pertypëm, ta perballojm me veten tonë.”

Këto fjalë nuk janë thjesht ftesë janë apel për mosdorëzim para harresës. Palushaj na pyet nëse e kuptojmë vetveten kur lejojmë ndikime të huaja të na zhveshin nga emrat tanë: “Sa lindje të femijeve janë amerikanizue apo evropjanizue, greqizue apo turqizue!” pyet autori.

Apo kur harrojmë vlerat e Malësisë: “Shikoje Malësinë e Madhe. E madhe jo nga natyra gjografike. Por shikjoje nga besa, burrënia, fisnikia, urtia e trimënia, bukë e dhanë per shtegëtar e mik.”

Stili i tij është një thirrje për vetëdijësim identitar sepse nuk të lë rehat. Ai të shtyn të pyesësh: A jam unë shqiptar vetëm me pasaportë, apo me shpirt? A po e lë Shqipërinë vetëm në histori, në ndërgjegje, në shpirt? Ai përdor përsëritje, kontraste, metafora të fuqishme si “çdo fjale si gure, qe bie mbi ndergjegje”  për të na zgjuar nga gjumi i indiferencës.

Në fund, libri i Palushaj është më shumë se një vepër letrare  është një pasqyrë. Ai na fton të shohim veten, të pranojmë plagët, por të mos harrojmë shpresat. “

Le ta zbulojme se bashku ketë thirrje që vjen nga fundi i shpirtit, per të mesuar kush janë rrënjet tona dhe cilët duhet të behemi, për të qenë të denjë  për emrin shqiptar.

Nëse e lexon me zemër, ky libër nuk të lë i njëjti.

Ngase, kur ke përfunduar së  lexuari librin  “Shqiptar, a e kupton vetveten?” e verteta mbi të vërtetën shndrit të vërtetën”, do të shohësh se diçka me të vërtet ke ndryshuar…..

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.