QBD/ Edhe 3 ditë kohë për tu bërë pjesë e Konkursit të Përkthimit “Jusuf Vrioni”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Edhe tre ditë kohë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për Konkursin Ndërkombëtar të Përkthimit “Jusuf Vrioni”, të shpallur nga Qendra e Botimeve për Diasporën në kuadër të projektit “Jam Shqiptar”.

Ky konkurs u dedikohet përkthyesve të rinj nga diaspora deri në moshën 35 vjeç, me synimin për të vlerësuar aftësitë e tyre në përkthimin letrar dhe për t’i inkurajuar të kontribuojnë në përhapjen e kulturës dhe letërsisë shqiptare në gjuhët e huaja.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë kulturor dhe arsimor, i cili përfshin një cikël udhërrëfyesish dhe materialesh didaktike të ilustruara, të përshtatura për fëmijë, për 10 qytete të Shqipërisë dhe Kosovës: Tirana, Durrësi, Shkodra, Berati, Gjirokastra, Kruja, Vlora, Prishtina, Prizreni dhe Gjakova. Udhërrëfyesit parashikohen të përkthehen në pesë gjuhë të huaja – anglisht, italisht, greqisht, frëngjisht dhe gjermanisht – duke ndihmuar brezin e ri të diasporës të njohë trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore shqiptare.

Kush mund të aplikojë?

Në konkurs mund të aplikojnë të rinj nga diaspora që zotërojnë gjuhën shqipe dhe një nga gjuhët e huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht ose suedisht.

Kriteret për aplikantët

Aplikantët duhet të:

  • Kenë vendbanimin aktual në diasporë

  • Të kenë njohje të mirë të gjuhës shqipe dhe aftësi për të kuptuar nuancat letrare

  • Të zotërojnë shkëlqyeshëm gjuhën e huaj të përzgjedhur si gjuhë pune

  • Të realizojnë një përkthim të rrjedhshëm, me korrektësi gjuhësore dhe ruajtje të stilit origjinal

  • Të shprehin motivim personal për të kontribuar në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare

Çfarë kërkohet për aplikim?

Për aplikim kërkohet:

  • Përkthimi i 10 faqeve nga një prej udhërrëfyesve: “Gjirokastra”, “Berati”, “Shkodra”, “Prishtina”, “Gjakova” ose “Prizreni”

  • Zgjedhja e udhërrëfyesit dhe e faqeve për përkthim është e lirë

Udhërrëfyesit janë të aksesueshëm online në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Konkursi mban emrin e përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni, si një vlerësim për kontributin e tij në përkthimin dhe promovimin ndërkombëtar të kulturës shqiptare, dhe synon të nxisë përkthimin si një urë lidhëse mes kulturave.

Afati për aplikim përfundon më 10 janar 2026.

Udhërrëfyesit e qyteteve mund ti gjeni falas këtu:

Për të aplikuar në konkurs kliko këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.