Simpozium shkencor për Abas Kupin në New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, nën përkujdesjen e veçantë të familjes patriotike Kupi, do të organizojë më 10 janar 2026, në Queens – New York, një Simpozium Shkencor me rastin e 50-vjetorit të kalimit në përjetësi të nacionalistit të shquar, Major Abas Kupi.

Aktiviteti synon të vlerësojë figurën dhe kontributin historik të Abas Kupit në çështjen kombëtare shqiptare, si një prej personaliteteve më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar dhe të rezistencës antikomuniste.

Simpoziumi shkencor do të nisë në orën 11:00 AM, ndërsa në orën 1:00 PM do të zhvillohet ceremonia solemne e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të Abas Kupit, në shenjë nderimi dhe respekti për veprën dhe jetën e tij.

Organizatorët ftojnë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studiues, intelektualë dhe veprimtarë të diasporës që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor me rëndësi historike.

Adresa e ceremonisë:
Maple Grove Cemetery
127-15 Kew Gardens Road
Kew Gardens, New York 11415
United States

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.