Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka shprehur shpresën që viti 2026 të sjellë rezultate konkrete në fushën ndërkombëtare për njohjen e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Në një komunikatë për Vitin e Ri, qendra thekson rëndësinë e vitit 2025 në mbrojtjen e së vërtetës historike dhe përballjen me mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit nga ana e Serbisë. Ajo rikujton Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të 16 majit 2019, e cila përkufizoi zyrtarisht krimet e kryera gjatë luftës si gjenocid dhe shprehu vullnetin për ndëshkimin e përgjegjësve.
Qendra nënvizon gjithashtu iniciativën e 16 nëntorit 2022 për shpalljen e lulëkuqes me katër petale si simbol përkujtimor të gjenocidit në Kosovë. Sipas Qendrës, kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë nga intelektualë, institucione shkencore, përfaqësues politikë dhe shoqata shqiptare në mbarë botën, si dhe është miratuar pothuajse njëzëri nga asambletë e 23 komunave të Kosovës. Synimi është që ky simbol të zyrtarizohet edhe nga Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2026.
Qendra thekson se përballja me mohimin e gjenocidit kërkon koordinim të ngushtë me institucionet politike, shkencore dhe shoqatat atdhetare në mbarë botën, për të siguruar pranimin ndërkombëtar të së vërtetës për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.