Ndahet nga jeta Brigitte Bardot,ikona e kinemasë franceze dhe simbol i një epoke

E martë, 17 Nëntor, 2026

Brigitte Bardot, një nga figurat më ikonike të kinemasë franceze dhe simbol botëror i sensualitetit femëror dhe thyerjes së tabuve në gjysmën e dytë të shekullit XX, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në Saint-Tropez, ku jetonte prej vitesh e tërhequr nga jeta publike.

Presidenti francez Emmanuel Macron e përkujtoi Bardot si “një legjendë të shekullit”, duke theksuar se ajo “mishëroi një jetë të lirë”, në një mesazh të publikuar në platformën X.

E njohur në mbarë botën si “B.B.”, Brigitte Bardot u bë yll ndërkombëtar në vitin 1956 me filmin “Dhe Zoti krijoi gruan”, që shënoi një kthesë në mënyrën se si femra përfaqësohej në ekran. Gjatë karrierës së saj, ajo luajti në mbi 50 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Jean-Luc Godard, Louis Malle dhe Henri-Georges Clouzot, përfshirë filmin e famshëm “La Vérité”.

Në mesin e viteve ’70, rreth moshës 40-vjeçare, Bardot u tërhoq nga aktrimi, në kulmin e famës, duke u vendosur përgjithmonë në Saint-Tropez, në Rivierën Franceze. Në atë periudhë, ajo konsiderohej një nga personat më të fotografuar në botë.

Për dekada me radhë, Brigitte Bardot ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve, duke e shndërruar pronën e saj, La Madrague, në një strehë për to. Ajo përdori famën e saj për të sensibilizuar opinionin publik kundër keqtrajtimit të kafshëve në mbarë botën, duke u shfaqur gjithnjë e më rrallë në publik.

Megjithatë, vitet e fundit Bardot u përfshi edhe në polemika për qëndrimet e saj politike, pasi u shpreh hapur në mbështetje të së djathtës ekstreme franceze. “Shoqëria franceze nuk po zhvillohet në drejtimin e duhur, prandaj jam konservatore”, kishte deklaruar ajo, duke shprehur gjithashtu simpati për Marine Le Pen.

Me vdekjen e Brigitte Bardot, Franca dhe bota humbasin jo vetëm një yll kinemaje, por një figurë që la gjurmë të thella në kulturën, artin dhe debatin shoqëror të një epoke të tërë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.