Kryetari i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se fitorja e sotme e partisë së tij është më e madhja në historinë e vendit.
“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, më 28 dhjetor 2025 filloi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit!”, tha Kurti në konferencë për media.
“Në Kuvendin e legjislaturës së dhjetë po na pret Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro, prej të cilave 2/3 janë kredi ndërkaq 1/3 grante dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve”, tha Kurti.
“Është tepër herët të flasim tani”, tha ai për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri që pritet të ndodh vitin e ardhshëm, teksa tha se tani është koha për festë. “Ne duhet të flasim me opozitën për çështjen e presidentit apo presidentes të ardhshme, por siç e kam thënë mbrëmë në një emision në RTK, paraprakisht do të ulem e bisedoj me presidenten aktuale e pastaj do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet që sikurse për marrëveshje ndërkombëtare, ashtu edhe për presidentin, duhet të jemi në sallë 80 veta edhe nëse votojnë kundër. Ky nuk është as hapi i dytë, është hapi i tretë, paraprakisht certifikimi i zgjedhjeve që do të na bëj përbërjen e saktë të legjislaturës së dhjetë, e që po besoj se do të ndodh në janar 2026”, shtoi Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.