Një 17-vjeçar është dhunuar rëndë nga katër persona në Greqi, teksa po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan. Sipas mediave greke, autorët kanë mbërritur të maskuar me kapuça dhe kanë hyrë brenda ambientit, ku kanë nxjerrë me forcë të miturin jashtë.
Më pas, katër personat kanë nisur ta godasin pa ndërprerje. Njëri prej tyre dyshohet se e ka kërcënuar 17-vjeçarin me thikë gjatë sulmit. Si pasojë e dhunës, i mituri ka pësuar lëndime në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Autoritetet policore bëjnë me dije se kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, një i ri me origjinë shqiptare, i cili sipas policisë ka qenë më herët problematik dhe i njohur për autoritetet ligjzbatuese.
Hetimet po vijojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Ndaj autorëve është ngritur padi për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.