Një shtetas shqiptar, Armando Iberhasaj, banues në Britaninë e Madhe, ka shmangur deportimin pasi një gjyqtare e imigracionit vlerësoi se dëbimi i tij do të kishte pasoja të pajustifikueshme për partneren e tij, e cila nuk flet shqip dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë, raporton “The Telegraph”.
Iberhasaj ishte dënuar me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis dhe kishte kundërshtuar vendimin për dëbim, duke argumentuar se deportimi do të cenonte të drejtën e tij për jetë familjare, të garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai pretendoi gjithashtu se nuk përbënte rrezik të konsiderueshëm për shoqërinë, pasi dënimi i tij ishte më i shkurtër se një vit – kufiri ligjor mbi të cilin shtetasit e huaj përballen me deportim automatik.
Sipas të dhënave të çështjes, Iberhasaj kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në vitin 2019 dhe, pak muaj më pas, u arrestua për kultivim kanabisi në një banesë në zonën e Bolsover, në Derbyshire.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Imigracionit, Sarah Pinder, arriti në përfundimin se dëbimi i Iberhasajt do të ishte i papërshtatshëm, pasi partnerja e tij nuk është me origjinë shqiptare, nuk ka vizituar kurrë Shqipërinë dhe nuk flet gjuhën shqipe, çka do ta vendoste atë në një situatë disproporcionale vështirësish.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.