Kishat Katolike të shqiptarëve në Amerikë kremtojnë Krishtlindjet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA

Krishtlindjet këtë vit mbushën përplot kishat shqiptare në SHBA dhe Kanada me gëzim të pamatë shpirtëror. Mijëra besimtarë u mblodhën në meshën e mesnatës, duke krijuar një atmosferë festive plot dritë dhe bashkim familjar në Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, Kishën e Shën Palit dhe Zoja Pajtore në Michigan, si dhe Kishën Katolike të Shqiptarëve në Toronto, Kanada.

Kjo festë e përbashkët solli një ndjenjë të thellë besimi dhe dashurie, duke tërhequr mijëra e mijëra besimtarë drejt një nate magjike,  ku heshtja solemne priti lindjen e Shëlbuesit.

Nën dritat shumëngjyrëshe spektakolare që zbukuronin altarët, lulet dhe simbolet festive që jepnin solemnitet të madh, kishat ishin të  mbushura plot me besimtarë të devotë.

Mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes, mbajtur të mesnatën e të mërkurës, 24 dhjetor, dhe deri në të gdhirë 25 dhjetori, u transmetua live në web-streamet e këtyre kishave, duke treguar  familjare të mbledhur në heshtje të plotë gjatë këtijë celebrimi tradicional të përvitshëm.

Famullitari Dom Pjetër Popaj, i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës , u drejtua besimtarëve: “Ju keni një ndjenjë të veçantë dashurie e besimi, duke qëndruar deri në lindjen e Shëlbuesit tonë për të festuar me familjen”.

Ndërkohë, që ai shtoi se festat si kjo na japin energji të re: “Sikurse shihet lindja e Krishtit në zemrat tona! Duke na bërë edhe më të gëzueshëm dhe më të fortë”. “Sa më shumë që jemi përgatitur këto katër javë, aq më shumë ndiejmë realitetin e lindjes së tij në zemrat tona”, theksoi Dom Pjetri, duke kujtuar se në ditën e Krishtlindjes nuk ka ankesa, por vetëm falënderime: “Faleminderit Zot për gjithçka!”.

Në fund, Dom Pjetër pasi u lutë për të gjithë ata të sëmurë , shërim të shpejt, u lutë edhe për shpirtin e të gjithëve atyre në amshim. Ai falënderoi kontributorët për zbukurimet, lulet, simbolet festive dhe ndriçimin spektakolar, që dhanë bukurinë e duhur kësaj kremteje të madhe, si dhe të gjithë besimtarët për devotshmërinë e tyre.

Ndërsa përcolli mesazhin e Krishtëlindjes :

“Të gjithë të gëzuar dhe të bekuar!
Zoti ua shpërbleft të gjithëve! Urime dhe Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”.

Dom Pjetri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës njoftoi se ditën e sotme, 25 dhjetor 2025, do të mbahen dy mesha në mesditë, në orën 12 dhe 1.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.