Politologu shqiptar me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vilson Sinishtaj, ka vlerësuar figurën politike të Ramush Haradinajt si një nga shembujt më të rrallë të lidershipit parimor në politikën shqiptare, duke theksuar se ai ka dëshmuar me veprime konkrete se “Kombi është mbi pushtetin”.
Sipas Sinishtajt, fakti që Haradinaj ka dhënë dy herë dorëheqje nga posti i Kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare përbën një akt të rrallë përgjegjësie politike dhe morale në hapësirën ballkanike. “Ky është një mesazh i qartë se shteti nuk ndërtohet mbi frikë, as mbi pazare me të vërtetën, por mbi besimin dhe nderin kombëtar,” thekson ai.
Duke iu referuar periudhës së luftës, Sinishtaj nënvizon se Haradinaj nuk është thjesht një figurë politike, por një nga luftëtarët e drejtpërdrejtë të lirisë së Kosovës. Ai kujton se Haradinaj u plagos disa herë gjatë luftës dhe humbi vëllezër në beteja, duke paguar një çmim të rëndë familjar për çlirimin e vendit. “Një njeri që ka dhënë gjithçka për lirinë, nuk e vë kurrë në rrezik të ardhmen e saj,” vlerëson politologu.
Në analizën e tij, Sinishtaj thekson se vizioni politik i Haradinajt shkon përtej kufijve administrativë të Kosovës, duke e parë çështjen shqiptare si një tërësi. Ai përmend gjithashtu përvojën e ekipit që Haradinaj udhëheq, me figura si Besnik Tahiri dhe Agim Çeku, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë përvojë shtetërore dhe siguri institucionale.
Një aspekt i veçantë që Sinishtaj nënvizon është respekti që Ramush Haradinaj gëzon në Uashington. “Në institucionet më të larta amerikane, ai shihet si një figurë serioze dhe e besueshme. Ky respekt nuk fitohet me retorikë, por me karakter, qëndrueshmëri dhe histori personale,” shprehet ai.
Në prag të 28 dhjetorit, Sinishtaj vlerëson se Kosova ka nevojë për një lider që e ka dëshmuar veten në tri dimensione kyçe: luftë, paqe dhe përfaqësim ndërkombëtar. Sipas tij, Haradinaj mbetet një nga figurat që mishëron këtë përvojë dhe vazhdimësi shtetformuese.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.