Një nxënës 14-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Selanikut pasi u kap duke mbajtur me vete një thikë qelqi të improvizuar, rreth 20 centimetra e gjatë, jashtë një shkolle të mesme në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, pranë shkollës së mesme Pylaia. Sipas autoriteteve, i mituri ndodhej jashtë ambienteve të shkollës bashkë me dy shokë të tij, kur u pikas nga forcat e policisë.
Gjatë kontrollit të çantës së shpinës, efektivët zbuluan thikën e improvizuar prej qelqi, e cila u sekuestrua menjëherë. Burime policore bëjnë me dije se 14-vjeçari ka deklaruar se e mbante mjetin prerës për vetëmbrojtje.
Policia e arrestoi të miturin për shkelje të ligjit për armët, ndërsa ndaj tij është ngritur padi. Ai pritet të dërgohet përpara prokurorit kompetent, ku do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet greke theksojnë se kontrollet pranë institucioneve arsimore janë shtuar, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.