Pritje të gjata dhe radhë të stërzgjatura për shqiptarët në kufirin e Hungarisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa drejt Shqipërisë për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi serioze në kufirin e Hungarisë. Shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut raportojnë se ndodhen në radhë që prej orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa procesi i kontrollit po zhvillohet jashtëzakonisht ngadalë.

Sipas tyre, problemi kryesor lidhet me funksionimin e vetëm një sporteli për të gjithë udhëtarët, çka ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa deri në 13 orë. Në temperatura të ulëta dhe kushte të vështira, pritja është kthyer në një situatë stresuese për familjet dhe udhëtarët që synojnë të arrijnë në atdhe për festat.

Qytetarët shprehen të indinjuar për mënyrën se si po trajtohen dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme institucionale. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të komunikojë me homologun e tij hungarez për të përmirësuar situatën dhe për të garantuar një kalim normal, pa vonesa dhe pa trajtim diskriminues.

Një prej denoncimeve të mbërritura nga kufiri shprehet:
“Shihni ç’bëhet në Hungari me shqiptarët. Kemi që në orën 3 të mëngjesit këtu. Radhë të shumta, punohet shumë ngadalë dhe gjithmonë kemi probleme sepse jemi shqiptarë. Kjo vlen edhe për shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë. Punon vetëm një sportel. Jemi nisur sot në mëngjes për në Shqipëri.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.