“Shpëtimi dhe Hana”, një film i pezulluar mes kujtesës dhe heshtjes

E martë, 17 Nëntor, 2026

Projekti është realizuar në bashkëpunim artistik me aktorë dhe bashkëpunëtorë nga Kosova, si dhe me mbështetje vullnetare gjatë xhirimeve të realizuara në Kosovë dhe Shqipëri.

“Shpëtimi dhe Hana” është një projekt kinematografik, produksion i “Ars & Academic Publishing”, Tiranë i nisur rreth tre vite më parë, që trajton me ndjeshmëri historinë e një gruaje kosovare, të shënuar nga trauma e luftës dhe nga kujtesa që rikthehet në momente krize. Filmi ndërton një paralelizëm të fortë mes vitit 1999 dhe tërmetit të vitit 2019, duke treguar se si plagët e së shkuarës nuk zhduken, por zgjojnë veten në situata ekstreme.

Në qendër të filmit është Hana, një grua që mbijeton dy herë: njëherë nën rrënojat e luftës dhe njëherë nën rrënojat e një tërmeti. Figura e qenit, që në fillim përfaqëson tmerrin dhe më pas shpëtimin, krijon një simbolikë të fortë mes errësirës dhe dritës, mes frikës dhe shpresës. Ndërsa personazhi i Shpëtimit, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, përfaqëson humanizmin dhe dinjitetin në mes të katastrofës.

Si aktore e përfshirë në këtë projekt, kam qenë dëshmitare e një pune të ndërtuar me përkushtim dhe ndershmëri artistike. Megjithatë, pavarësisht interesit fillestar dhe disa intervistave, projekti mbeti pezull për shkak të mungesës së fondeve dhe mbështetjes institucionale. Jo për mungesë vlere, por sepse nuk ishte pjesë e një rrethi të mbyllur apo e një sistemi që shpesh funksionon mbi njohje dhe lidhje, më shumë sesa mbi meritë.

Në Shqipëri, shumë projekte të pavarura artistike mbeten të papërfunduara jo sepse nuk kanë çfarë të thonë, por sepse zërat që vijnë nga jashtë sistemit nuk gjejnë hapësirë. Kur arti filtrohet nga emrat dhe jo nga përmbajtja, humbet jo vetëm artisti, por edhe publiku.

“Shpëtimi dhe Hana” mbetet një film i pezulluar, por jo i humbur. Ai ekziston si ide, si kujtesë dhe si dëshmi se arti i ndershëm ka nevojë për hapësirë, jo për favore. Dhe ndonjëherë, edhe një projekt i papërfunduar flet më shumë se shumë vepra të prodhuara.

Thirrje për vazhdim

“Shpëtimi dhe Hana” nuk është një projekt i mbyllur, por një film që pret të përfundojë. Historia e tij është ende gjallë dhe kërkon mbështetje për t’u kthyer në vepër të plotë kinematografike. Ky film ka nevojë për fonde, për bashkëpunime dhe për institucione kulturore apo individë që besojnë se arti që flet për kujtesën, gruan dhe mbijetesën nuk duhet të mbetet në heshtje. Ta përfundosh këtë film do të thotë të mos lejojmë që një histori e tillë të mbetet nën rrënoja — ashtu si personazhi i saj.

Nga Ana Koxhaj

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.