Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar Programin e Lotarisë së Vizave të Diversitetit, i njohur si Lotaria e Kartës Jeshile apo lotaria amerikane prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, e cila prej vitesh renditet mes vendeve të kualifikuara për këtë program emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.
Shqiptarët kanë qenë tradicionalisht ndër përfituesit e këtij programi, me dhjetëra qytetarë që çdo vit fitojnë të drejtën për të aplikuar për qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA. Pezullimi i shpallur nga administrata Trump krijon pasiguri të madhe, si për aplikimet e ardhshme, ashtu edhe për fituesit aktualë që ndodhen ende në proces verifikimi dhe intervistash.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, bëri të ditur përmes platformës X se pezullimi është urdhëruar nga presidenti Trump dhe po zbatohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, programi i Lotarisë së Vizave është krijuar me ligj nga Kongresi amerikan, çka pritet të sjellë kundërshtime dhe sfida ligjore ndaj këtij vendimi.
Për qytetarët shqiptarë që kanë fituar tashmë Lotarinë Amerikane, ekziston rreziku i vonesave të gjata ose i ndalimit të përkohshëm të procedurave, ndërsa për ata që planifikonin të aplikonin në edicionet e ardhshme, mundësia për pjesëmarrje mbetet e paqartë deri në një vendim përfundimtar nga institucionet amerikane.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje mbi kohëzgjatjen e pezullimit, ndërsa komunitetet e emigrantëve dhe organizatat e të drejtave të njeriut pritet të reagojnë në ditët në vijim.
DV 2026 Plain Language Instructions and FAQs
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.