Këngëtari shqiptar For3al arrestohet në Athinë për trafik droge dhe hashash

E martë, 17 Nëntor, 2026

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”. Operacioni u zhvillua pasditen dhe mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor 2025, nga Nëndrejtoria e Narkotikëve.

Të arrestuarit përfshijnë dy shtetas shqiptarë, 55 dhe 30 vjeç, dhe dy shtetas grekë, 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar lëndë narkotike me qëllim trafikimi.

Hetimet zbuluan se rrjeti kishte një strukturë të mirëorganizuar me role të ndara qartë:

  • 55-vjeçari shqiptar ishte kreu i organizatës, përgjegjës për gjetjen, ruajtjen e drogës dhe mbledhjen e fitimeve.

  • Kostandinos Jorgji (30 vjeç) ishte zëvendëskryetari dhe ndihmonte në ruajtjen e lëndëve narkotike.

  • Shtetasi grek 22 vjeç ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, si dhe për dorëzimin tek transportuesit.

  • Shtetasi grek 30 vjeç merrej me transportin dhe shpërndarjen e sasive të drogës.

Rrjeti tregtonte marijuanë dhe hashash çokollatë, duke i shitur marijuanën për 2.500 euro/kg dhe hashashin çokollatë për 5.000 euro/kg.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan:

  • 1.907 gramë hashash çokollatë

  • 15.153 gramë marijuanë

  • një automjet dhe një motorr

  • një jelek antiplumb

  • katër peshore precize

  • një numërator parash

  • katër celularë

  • 51.490 euro në para të gatshme

Vlera e përfitimeve të paligjshme nga aktiviteti i tyre kap shifrën mbi 95.000 euro. Autoritetet bënë të ditur se 55-vjeçari dhe 22-vjeçari kishin qenë të përfshirë më parë në vepra të ngjashme dhe në aktivitet kriminal të mëparshëm.

Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë kompetente dhe iu referuan një oficeri hetues për procedime të mëtejshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.