Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Vatikan, ku u takua me Papa Leonin XIV dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë. Gjatë takimit, Osmani diskutoi thellimin e bashkëpunimit dhe shprehu shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Në kuadër të vizitës, presidentja i drejtoi Papës edhe një ftesë për të vizituar Kosovën. Ajo theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, duke e cilësuar miqësinë historike ndërmjet dy vendeve si të udhëhequr nga vlerat që i bashkojnë. “Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, u shpreh Osmani.
Megjithëse Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte diplomatike të qëndrueshme. Në janar 2024, Kosova hapi Misionin e Posaçëm në Vatikan, ndërsa në maj, raportet u forcuan më tej me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën. Ky është hera e parë që delegat apostolik emërohet për Kosovën që nga viti 2011, një vendim i mirëpritur nga Ipeshkvia e Kosovës si sinjal pozitiv për vendin.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar dhe shërben si lidhje mes Papës dhe kishës katolike lokale, ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.