Spiropali në Greqi: Mbështetje për gjuhën shqipe dhe integrimin e emigrantëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, ku është takuar me personalitete të vendit fqinj. Pas takimit me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, ajo ka vlerësuar bashkëpunimin me Greqinë  duke theksuar angazhimin e palës greke për çështje me rëndësi për komunitetin shqiptar.

Në deklaratën e saj, Spiropali falënderoi ministrin Gerapetritis për gatishmërinë për të lehtësuar hapjen e klasave të mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi, si dhe për mbështetjen ndaj projektit për ngritjen e Qendrës Shqiptare të Kulturës në Athinë.

Ministrja nënvizoi se integrimi sa më i plotë i shqiptarëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Greqisë do të ndihmohej ndjeshëm nga përshpejtimi dhe standardizimi i procedurave burokratike për pajisjen me leje qëndrimi, sipas modeleve europiane dhe nivelit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Spiropali riafirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e plotë të ligjit për pakicat kombëtare, duke kujtuar se miratimi i të gjitha 12 akteve nënligjore, përfshirë tre të fundit në dhjetor 2024, i ka hapur rrugë zbatimit të plotë të këtij ligji.

Ajo informoi gjithashtu homologun grek për reformën e plotë të pronësisë që po ndërmerr Qeveria e Shqipërisë, me synim rikthimin e ligjshmërisë në çështjen komplekse të pronave për të gjithë shtetasit, pa dallim etnie, përfshirë edhe pjesëtarët e minoritetit grek.

Spiropali vlerësoi pozitivisht këmbënguljen e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe qeverisë greke për respektimin e të drejtave të minoritetit, duke theksuar se kjo vëmendje shërben si shtysë për angazhim të detajuar nga pala shqiptare. Ajo përmendi edhe bashkëpunimin mes agjencive kadastrale të dy vendeve, veçanërisht në digjitalizim dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e titujve të pronësisë, një fushë ku Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm.

Në deklaratë u vlerësua gjithashtu roli konstruktiv dhe i balancuar i Greqisë në rajon, mbështetja për stabilitetin dhe integrimin europian, si dhe qasja e saj ndaj Kosovës, e cila sipas Spiropalit kontribuon në bashkëpunimin rajonal pavarësisht mungesës së njohjes formale.

Ministrja theksoi edhe rëndësinë e rolit të Greqisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2025–2027, si dhe partneritetin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ku Shqipëria dhe Greqia ndajnë qëndrime të përbashkëta për zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.