Rruga ime vazhdon! Jola Hysaj nuk dorëzohet përballë politikës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Jola Hysaj, profesioniste, e përkushtuar dhe një aktiviste e hershme në PD nuk arriti të merrte pozicionin e Avokatit të Popullit, një post ky me rëndësi kyçe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Edhe pse kandidatura e saj u prit me interes nga komuniteti profesional dhe qytetarët që shohin tek rinia një mundësi për përmirësim dhe transparencë. Moszgjedhja e Hysajt duhet të ngrejë disa pyetje të forta për mënyrën se si politika aktuale trajton talentet e reja dhe në ç’masë lejon të rinjtë të kontribuojnë në nivelet më të larta të sistemit publik. Megjithatë në një reagim publik, ajo reflekton mbi këtë përvojë, duke theksuar mbështetjen që ka marrë, vlerën e përkushtimit dhe vendosmërinë për të vazhduar punën në shërbim të interesit publik.

Postimi i plotë

Ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson. Ky është një prej tyre.
Në këtë proces u fol shumë për numra.
Procedura kërkonte 28, por 27 mbetet numri im. Dhe për mua, 27 është një numër me fat, sepse përfaqëson mbështetjen reale, respektin dhe besimin e njerëzve që e njohin punën time.
Gjatë këtij rrugëtimi u shkrua dhe u komentua për mua, edhe nga gazetarë me përvojë, të cilët zgjodhën të gjykojnë pa marrë mundimin të njohin historinë time, rrugën time dhe punën e ndërtuar ndër vite.
Kjo është pjesë e realitetit publik dhe nuk e ndryshon thelbin. Por përtej kësaj, kam përjetuar diçka shumë më të fortë: vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Mbështetje nga familja, miqtë, profesionistët, qytetarët dhe simpatizantët e të gjitha bindjeve politike. Kjo mbështetje më ka bërë edhe më të qartë dhe më të motivuar për të vazhduar.
Sepse misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë. Jam krenare që isha kandidate për Avokatin e Popullit. Krenare për standardin, për qasjen dhe për mënyrën se si e përballova këtë proces. Rruga ime vazhdon, me qetësi dhe vendosmëri, përtej palëve dhe përtej zhurmës, në shërbim të interesit publik.
Faleminderit nga zemra,
Jola Hysaj

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.