Me rastin e Festës së 28 Nëntorit shkollat shqipe në Bremen organizuan një program festiv. Nxënësit e shkollave shqipe krijuan një atmosferë shumë emocionuese me këngë ,valle e recitime. Programi filloi me intonimet e himnit kombëtarë dhe himnit të Kosovës. Pastaj nxënësja Eljesa Maksutaj ftoi mësuesen Milikije Maliqi të fliste për rëndësinë e 28 Nëntorit. Ajo theksoi se: “Sot detyrë kombëtare e patriotike për ne si diasporë është dërgimi i fëmijëve tanë në shkolla shqipe në mënyrë që të ruajmë gjuhën, traditën e kulturën tonë”.
Nga Konsullata e Kosovës në Hamburg një fjalë rasti mbajti Diplomate Saranda Osmani- Krasniqi e cila tha se është mërgata që ka kontribuar gjithmonë për atdheun .Ajo falenderoi të pranishmit edhe në emër të konsullit Labinot Gucati i cili e nderoi programin me praninë e tij. Tubimin e pasuruan këngëtarët me çiftelia të cilët kënduan këngë patriotike. Vlen të theksohet se gratë e vyeshme shqiptare të Bremenit kishin sjellë shumë ushqime tradicionale për pjesëmarrësit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.