Itali/ Arrestohet 23-vjeçari shqiptar për trafik droge

E martë, 17 Nëntor, 2026

Karabinierët e Perugia në Itali kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

I riu u ndalua në zonën e Ponte Felcino, pranë një restoranti, teksa drejtonte një automjet ‘Fiat 500’. Oficerët e vëzhguan dhe vendosën ta kontrollonin pasi dyshuan për aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të makinës, autoritetet gjetën 30 pako kokainë të fshehura nën timon, me peshë totale 33 gramë, ku çdo pako ishte afërsisht 0.8 gramë. Po ashtu, u sekuestruan 515 euro në para të gatshme dhe një iPhone.

Arrestimi i 23-vjeçarit u konfirmua më vonë nga një gjyqtar i Gjykatës së Perugia-s, i cili urdhëroi paraqitjen e tij në policinë gjyqësore për hetime të mëtejshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.