Suzanna Shkreli në garë për tu zgjedhur Sekretare Shteti në Michigan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tjetër shqiptaro-amerikane po përpiqet të lërë gjurmë në politikën amerikane. Suzanna Shkreli, e njohur për aktivitetin e saj në komunitetin shqiptar dhe për përvojën në administratën shtetërore, synon postin e Sekretarit të Shtetit në Michigan. Ky është një nga pozitat më të rëndësishme në nivel shtetëror, përgjegjës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, veçanërisht në një shtet vendimtar për zgjedhjen e presidentit amerikan.

Shkreli, deri më tani Komisionere e Llotarisë në Michigan, ka një karrierë të pasur në shërbimin publik, duke përfshirë detyra si ndihmës-prokurore dhe Drejtore e Zyrës së Ombudsmanit për Fëmijët. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Demokratëve Shqiptaro-Amerikanë.

“Unë besoj vërtet se demokracia amerikane është në rrezik”, tha ajo për një nga gazetat lokale, duke folur për kandidaturën e saj.

Kandidatura e saj rikthen vëmendjen te komuniteti shqiptar në Michigan, i cili reflekton diversitetin politik të shtetit. Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si kandidatja më e re që synoi Kongresin Amerikan, në moshën 29-vjeçare, ku konkurrimi i saj ndihmoi Partinë Demokrate në Distriktin 8.

Tani, ajo do të garojë brenda Partisë Demokrate për të fituar të drejtën të përballet me kandidatin e Partisë Republikane. Komuniteti shqiptar ndjek me interes të veçantë këtë garë, duke reflektuar ndikimin e tij në politikën e shtetit dhe rëndësinë e Michigan-it në skenën kombëtare.

Suksese Suzanna në këtë sfidë të re, dhe suksese gjithë shqiptaro-amerikanëve që angazhohen në jetën publike në SHBA!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.